
Maderotherapy në Prishtinë është një teknikë masazhi me instrumente druri që po bëhet gjithnjë e më e kërkuar për kujdesin e fytyrës dhe trupit. Në NEV Beauty Aesthetics e ofrojmë për fytyrë (Madero Facial dhe Face Lifting) dhe për trup, brenda shërbimet tona.
Çfarë është maderotherapy?
Është një masazh manual me instrumente druri në forma të ndryshme: rula, kube dhe pllaka. Lëvizjet janë të planifikuara për të stimuluar qarkullimin dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës.
Madero për fytyrën
Trajtimi i fytyrës përfshin Madero Facial dhe Madero Face Lifting. Zakonisht synon:
- konturimin e ovalit të fytyrës
- ngritje natyrale të faqeve
- stimulimin e qarkullimit të gjakut
- përmirësimin e tonusit të lëkurës
Cilat zona trajtohen?
Fytyra e plotë, mollëza, linja e nofullës (jawline), mjekra, qafa dhe dekolteja.
Maderotherapy për trupin
Në trup përdoret për rimodelim dhe tonifikim të lëkurës, me materiale natyrale dhe teknika profesionale. Rezultatet ndryshojnë nga personi dhe nga numri i seancave.
Pse e zgjedhin klientët?
- Metodë me materiale natyrale
- Përvojë relaksuese për trupin dhe mendjen
- Kujdes i personalizuar pas konsultës
Si të rezervoni
Nëse doni të provoni maderotherapy në Prishtinë, kontaktoni ose na shkruani në WhatsApp te +377 44 820 905. Gjatë konsultës zgjedhim së bashku zonën dhe protokollin që ju shkon më shumë.
